Sindikalistët në takim me Kurtin, presin zgjidhje për pagat

Prishtinë | 11 Dhj 2019 | 13:38 | Nga Halide Rexhepi

Drejtues të Sindikatave të Shëndetësisë, të Policisë dhe të Arsimit kanë filluat takimin me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, raporton Ekonomi Online.

Mediat në takim janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Takimi në mes të Kurtit dhe disa anëtarëve të kryesisë së VV-së, me sindikatën e arsimit dhe shëndetësisë veçse ka nisur, dhe i njëjti po mbahet në selinë qendrore të Lëvizjes në Prishtinë.

Ky takim me kryeministrin në ardhje, vjen pas paralajmërimeve të grevave nga sindikata e shëndetësisë, arsimit dhe policisë në rast se nuk zbatohet Ligji për Paga këtë muaj.

Të ngjashme