Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës njofton që ditën e Enjte, me datë 20 Maj 2021, do të mbajë Grevë paralajmëruese. Greva është njëorëshe dhe do të filloj nga ora 10:00 deri 11:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.
Greva do mbahet në të gjitha regjionet e Administratës Tatimore të Kosovës.
Arsyeja për mbajtjen e kësaj greve ka ardhur si rezultat i neglizhimit dhe mos realizimit të kërkesave tona, po ashtu duke u diskriminuar krahas institucioneve tjera duke mos u analizuar asnjëher natyra e punës së këtij institucioni kaq të rëndësishëm siç është Administrata Tatimore e Kosovës. Edhe tani në situatën pandemike me Covid19, ATK ka luajtur rol kyç në relizimin e pakos fiskale dhe duke punuar pa ndalur punën asnjëher.
Kërkesat tona janë adresuar tek personat kompetent disa herë me radhë, por nuk kemi marrë asnjë përgjigjie nga institucionet kompetente.
Kërkesat tona janë si në vijim:
Greva është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe është alarmi i fundit nga Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës deri në realizimin e kërkesave tona.
Nga takimi i fundit i kryesisë së SHSPATK-së, i mbajtur me 30.04.2021 me të gjithë përfaqesuesit e regjioneve, u vendos për grevë paralajmeruese, me këtë rast nëse nuk ndërmerret asgjë deri më datë 27 Maj 2021, ftohen institucionet përgjegjëse të reflektojnë edhe t’i hapet rrugë dialogut, përndryshe jemi të detyruar të marrim masa radikale me greve të përgjithshme deri në realizimin e kërkesave tona të ligjshme, duke respektuar Ligjin për Greva po ashtu edhe Statutin e SHSPATK-së, lidhur me veprimet sindikale.