Sot mot me diell, temperaturat deri në 20 gradë

Prishtinë | 31 Mar 2019 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Fusha anticiklonike nga Europa qëndrore do të kalojnë mbi rajon gjatë fundjavës, e nga Mesdheu masa të ngrohta ajrore do të shtrihen mbi vendin tonë duke favorizuar mot të kthjellët dhe me diell, derisa temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare.

Javën e parë të muajit prill, ditën e mërkurë priten mundësi për reshje lokale shiu, me mundësi edhe për ndonjë bubullimë.

Cilësia e ajrit do të mbetet rreth vlerave mesatare dhe të mira, vetëm orëve të mbrëmjes ekziston mundësia që kohëpaskohe të kalojnë në vlera të pashëndetshme.

31.03 – Butë, kthjellët dhe me diell.

1.04-2.04 – Ngrohtë, të hënën kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mbrëmje pjesërisht vranët. Ditën e martë pjesërisht vranët, vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

3.04 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu dhe ndonjë bubullimë.

Temperaturat e ajrit gradualisht do të shënojnë rritje mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 2C deri në 4C, e maksimalet nga 15C deri në 19C.

Era do të fryj mesatare nga verilindja 3-8m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres rreth vlerave normale.

Të ngjashme