Sqarohet Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj: Pacientja që ka vdekur sot nuk ka qenë me Covid-19

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Në lidhje me videon që ka qarkulluar dhe po qarkulllon në disa medie, ku shihet një kufomë e mbuluar në Spitalin e Ferizajt, sqarojmë se:

Dje ( e enjte, 6 Maj 2021), në orët e mëngjesit në Emergjencën e Spitalit, hapësirë e huazuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ka ardhur një paciente pa shenja jete edhe përkundur masave reanimatore, pacientja nuk është kthyer në jetë.

Bazuar në protokollet spitalore, spitalet e mbajnë kufomën 2 orë, pastaj e dorëzojnë tek familjarët për të proceduar me ceremoninë e varrimit.

Në këtë rast, nuk bëhet fjalë për pacient me Covid-19, por pacient me sëmundje të zakonshme.

Vendi ku Spitali i mbanë kufomat është është një hapësirë në mes të shkallëve ku vendoset paravani dhe mbulohet kufoma, kurse pas dy ore ju dorëzohet familajrëve

Në atë hapësirë nuk ka prezencë të pacientëve të tjerë, por përmes incizimit është keqpërdorur dhe është tentuar të japet kahje negative punës së Spitalit.

Spitali i Ferizajt e ka në ndërtim e sipër objektin e ri, ku do të ketë kushte dhe hapësira moderne, përfshirë edhe morgun për vendosjen e kufomave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme