Stoli të punuara nga gratë në shitje në ekspozitën e organizuar nga Artpolis

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 14:52 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra për Art dhe Komunitete–Artpolis në Prishtinë ka organizuar ekspozitën shitëse “Rruza t’zemrës”, raporton Ekonomia Online.

Venera Ismaili, nga Artpolis ka deklaruar se projekti ka për qëllim ndërtimin e qëndrueshmërisë së shërbimeve sociale të viktimave të trafikimit.

Ismaili njoftoj se projekti është bërë në bashkëpunim me Qendrën e Shëndetit Mendor në Prishtinë dhe e financuar nga Bashkimi Evropian (BE).

“Ekspozita ‘Rruzat e Zemrës’ vjen si rezultat i punëtorisë të sesioneve nën monitorimin e artistes Njomza Luci. Është projekt Ndërtimi i Qëndrueshmërisë së Shërbimeve Sociale të viktimave të trafikimit. Nën projektin fuqizimi socio-ekonomik dhe psiko-social i viktimave të trafikimit që financohet nga BE. Artpolis në aktivitetet për fuqizimin e grave me kënaqësi e ka implementuar këtë projekt, ku ka angazhuar artisten e njohur Njomza Luci, e cila jo vetëm që jep zanat dhe i motivon për një jetë të mëtutjeshme”.

“Ky aktivitetet ka qenë i rëndësishme, kemi qenë në bashkëpunim me Qendrën e Shëndetit Mendor, të cilët na kanë lejuar hapësirat për të zhvilluar aty 8 sesione, me ndihmën e tyre ne kemi takuar këto gra të cilat e kanë mirëprit këto artikuj. Veçantia e këtij projekti është se këto qafore, vath e çanta janë punuar nga materiali riciklueshme. Nga materialet të cilat kanë qenë të papërdorshme në shtëpitë e tyre. Kjo thjesht me qëllimin që t’i mësojmë që të krijojnë diçka, ta zhvillojnë mendimin kreativ nga asgjeja. Të fitojnë një fuqi që thjesht të fuqizohen edhe financiarisht”, tha Ismaili.

 Jetbardha Selmani, menaxhere e projektit në Artpolis, ka treguar për ecurinë se si ka shkuar ky aktivitet, derisa theksoi se është mirëpritur nga gratë.

“Kur jemi mbledh ne nuk e kemi menduar që do të shkoj kaq mirë. E mira e këtyre rruzave është që janë shumë të veçanta, përveç që kemi punua me gratë kemi dhënë edhe dashni. Procesi ka qenë i mirë dhe ka pasur energji mes neve. Krejt në fund kam pyetur se a i kemi bërë ne këto rruza. Sa që as vet ne nuk e kemi prit që një proces i tillë ka me përfunduar në këtë mënyrë kaq të mirë”, ka thënë ajo.

Behare Bojaxhiu, terapeute vokacionale, në Qendrën e Shëndetit Mendore, deklaroi se projekti ka kontribuar pozitivisht në funksionalizimin dhe ngritjen e kreativitetit të grave, raporton EO.

 “Qendra e Shëndetit Mendor në Prishtinë ka pasur një bashkëpunim me organizatën Artpolis ku ka kontribuar mjaftë fuqishëm në vetëbesimin dhe vetëvlerësimin e grave të cilat marrin shërbimet tona. Ka kontribuar mjaftë pozitivisht në funksionalizimin dhe risocializimin. Ka qenë një projekt mjaftë profitabil në ngritjen e kreativitetit të zhvillimit kreativ të grave tona që marrin shërbime në qendër”, tha Bojaxhiu.

Ekspozita ka zgjatur nga ora 13 deri në orën 15:00.

Të ngjashme