Studentët përkrahin Ramush Haradinajn në prag të zgjedhjeve

Prishtinë | 16 Maj 2017 | 15:20 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me një pankartë në duar me mbishkrim “Studentët me Ramushin”, grupi i studentëve të Universitetit të Prishtinës “Zëri Studentor i Aleancës”, para Bibliotekës Kombëtare kanë dalë që ta mbështesin liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn për zgjedhjet e 11 qershorit.

Sipas tyre kjo iniciativë ka ardhur pasi që siç thonë “Haradinaj është i vetmi lider dhe politikan që është më i ngritur politikisht dhe moralisht”.

Ata thanë se pavarësisht që në aktivitet kanë marrë pjesë vetëm tetë studentë secili nga ta bart prapa vetes nga një listë me më shumë se 100 studentë të tjerë.

Organizatorja e këtij aktiviteti nga grupi i studentëve “Zëri studentor i Aleancës”, Erblina Tahiraj, ka thënë për Ekonomia Online se qëllimi këtij aktiviteti është që në ditët në vazhdim të përkrahet Ramush Haradinaj, pasi që jemi edhe në prag të zgjedhjeve.

“Ne këtë grup studentor e kemi bërë për qëllim që ta mbështesim liderin Ramush Haradinaj që mendojmë sepse mendojmë që ka mbetur njëri ndër politikanët më të ngritur politikisht dhe moralisht në vend për momentin . Këta janë vetëm koordinatorët e grupeve të vogla që i kemi bërë, këta janë koordinatorë që në listat e tyre bartin nga më shumë se 100 studentë që gjithsej i bie rreth 1000 studentë vetëm fillimisht. Ky grup është quajtur si ‘Zëri studentor i Aleancës’, dhe ky grup bart vetëm fillimet e tij rreth 1000 studentë në vete”, ka thënë ajo.

Sipas Tahirajt qysh në fillim është vërejtur përkrahja e madhe e studentëve që do ta mbështesin këtë iniciativë, duke shtuar se shpreson se përkrahje të tillë do të kenë edhe prej pjesëve tjera të vendit.

“Lideri i Aleancës ka kaluar nëpër shumë vështirësi sidomos në ato të luftës por edhe në ato të pasluftës të cilat iu kanë bërë padrejtësisht, ai tani është nga politikanët që ka mbetur më i ngrituri dhe me inteligjencën e tij dhe me fuqinë e tij mund të arrij që t’i mposht të tjerët. Po ne e përkrahim gjithsesi me votë dhe jemi shumë të qetë derisa e përkrahim një lider siç është Ramush Haradinaj dhe ky aktivitet po bëhet për qëllimin e fushatës pasi dihet që jemi në prag të zgjedhjeve dhe dëshirojmë që vullnetarisht pa ndihmën e askujt, si grup studentor “Zëri studentor I Aleancës”, ta përkrahim fuqishëm në këtë fushatë edhe pas fushatës”, ka pohuar ajo.

Studenti tjetër Driton Syla, tha se mbështetja e vetme e studentëve për zgjedhje do të jetë për liderin Ramush Haradinaj.

“Qëllimi jonë është me ju tregu partive tjera politike që mbështetja e vetme në këto zgjedhje prej studentëve do të vijë për Ramush Haradinajn, ndërsa pse unë si student e kam përkrah këtë iniciativë dhe qëndroj prapa mbështetjes së Aleancës është sepse AAK-ja, është e vetmja parti që ka mbetur në parime dhe në moral të ngritur në Kosovë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë së ka shumë studentë që vazhdimisht ju shkruajnë këtij grupi duke pohuar se shpreson se më 11 qershor AAK-ja, do të del fituese.

Lexo më shumë:

Të ngjashme