Sulmohen dy zyrtarë policor në Klinë, gjatë inspektimit për zbatim të masave antiCOVID

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

Janë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor në Klinë, gjatë kohës kur po inspektonin për zbatim të masave antiCOVID.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se sulmi ka ndodhur nga pronarët e lokalit, përcjell Klankosova.tv.

“Njësiti policor gjatë inspektimit për zbatim të masave anti Covid  në një lokal kanë hasur disa persona brenda. Dy viktimat meshkuj kosovarë –  zyrtarë policor janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë- pronarët e lokalit”, thuhet në raport.

Tutje, policia njofton se njëri nga dy viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar  dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Të ngjashme