Suma: 80% e qytetarëve të Hanit të Elezit e kanë tejkaluar Covid-19

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Gjendja me COVID-19 në vendin tonë është lehtësuar ditëve të fundit, çka dje nuk kishte asnjë person të vdekur nga virusi.

Për këtë temë ka folur edhe kryetari i Hanit të Elezit që ka treguar si qëndron gjendja në komunën që udhëheq me koronavirusin.

Ai ka thënë se beson se 80% e qytetarëve të Hanit të Elezit e kanë kaluar COVID-in.

“Më tepër se 80% e qytetarëve besoj që e kanë kaluar COVID-in. Para dy tre muajsh kemi pas diku 70%, por tash besoj që është 80%. Gjithë ata qytetarë që kanë dashur ta kryejnë testin seoroligjik e kanë kryer, dhe e kanë këtë mundës. Si komunë kemi pajisur QKMF-në me të gjtha gjërat për ta përballuar gjendjen me COVID”, ka thënë Suma në intervistën REPORTERI n’Komunë.

Ai ka treguar se katër persona kanë vdekur nga COVID në këtë komunë, një kishte ardhur nga Sllovenia, një tjetër nga Anglia dhe dy nga Hani i Elezit.

Të ngjashme