Tahiri e Likaj vizitojnë Deçanin, flasin për cilësinë në arsim e investimet në infrastrukturë

Prishtinë | 17 Tet 2020 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Besnik Tahiri bashkë me ministrin e Arsimit dhe Shkencës (MASh), Ramë Likaj, kanë vizituar sot Komunën e Deçanit ku kanë takuar të parin e kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kanë biseduar për çështjeve zhvillimore, në nivelin komunal, duke falënderuar Ramosajn për punën e tij të palodhshme dhe promovimin e potencialeve kryesore të Deçanit.

“Diskutuam për rëndësinë jetike të Rrugës Deçan – Plavë dhe shumë investime të tjera strategjike për Komunën e Deçanit, ku shpreha gatitshmërinë time për të ndihmuar me të gjitha mekanizmat qeverisëse. Biseduam për cilësinë e standardin në arsim, për investimet e ardhshme infrastrukturore dhe zonat turistike që po e karakterizojnë Deçanin si vend ekologjik”, ka shkruar Tahiri.

Në kuadër të kësaj vizite, zyrtarët e lartë të shtetit kanë nderuar ata që u bënë themeli i lirisë e pavarësisë, Heronjtë e kombit në Gllogjan.

“Qeveria do të jetë afër Komunave në këtë kohë kur ekonomia lokale ka probleme serioze dhe nuk do të ndalim përpjekjet për t’i evituar ato. Përmbyllja e kësaj vizite u shënua me një moment kulmor emocioni dhe krenarie duke nderuar ata që u bënë themeli i lirisë dhe pavavarësisë sonë, Heronjtë e Kombit në Gllogjan”, është shprehur Tahiri.

Kisha kënaqësinë që së bashku me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës z. Ramë Likaj dhe një pjesë të Kabinetit tim të…

Gepostet von Besnik Tahiri am Samstag, 17. Oktober 2020

Të ngjashme