Tahiri kërkon të ndërpriten punimet e Bechtel Enkës për t’u gjetur më lehtë dy policët e zhdukur

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 12:06 | Nga

Deputeti Labinot Tahiri ka vizituar vendin ku po vazhdon kërkimi i dy policëve të zhdukur në lumin Lepenc, ku ka thënë se për të pasur më shumë mundësi në kërkimin e tyre, do të ishte më mirë të ndërpriten punimet e Bechtel-Enkës, për arsye se uji, sa shkon e bëhet me i turbullt.

Ai në Facebook ka shkruar se ishte për t’u solidarizuar me familjarët në gjetjen e dy pjesëtarëve të Policisë, të cilët para dy netëve janë të zhdukur në lumin Lepenc.

“Sot në mëngjes, isha për tu solidarizuar me familjarët në gjetjen e dy pjesëtarëve të Policisë, të cilët para dy nete po dyshohet se janë të zhdukur në lumin Lepenci! Për të pasur më shumë mundësi në kërkimin e tyre nga ana e Policisë, pjesëtarëve të Fsk-se e ata që po ndihmojnë sot e disa ditë, do të ishte më mirë të nderpritën punimet e Bektelenkes, për arsye se uji, sa shkon e bëhet me i turbullt. Uroj që të bëhet shpejt gjetja e tyre nga të gjitha ekipet e kërkimit. Respekt të veçantë për FSK-në, Policinë, Kryetarët e Komunave së Kaçanikut dhe të Hanit të Elezit, për kujdesin e shtuar me qëllim që të zbardhet sa më shpejtë shpresa për gjetjen e dy Policëve. Zoti ju dhasht forcë familjarëve dhe atyre që janë prekur thellsisht nga ky lajm!”, ka shkruar Tahiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme