Të dielën në barrikada, sot Rakiq krejt RKS

Prishtinë | 04 Gus 2022 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Goran Rakiq, që ftonte serbët e veriut për barrikadim, sot nga ministria që e udhëheq ka arritur me veturën me targa “RKS”. Më poshtë gjeni edhe disa fotografi të Rakiqit pranë Republikës së Kosovës.

Goran Rakiq, ministri kosovar që të dielën ftonte për barrikadim në veri, pas vendimit të Qeverisë së tij për reciprocitet në targa dhe dokumente të lëshuara nga Serbia.

Kreu i Listës Sprska dhe Ministri për Kthim dhe Komunitete, sot ka pasur një takim me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, në objektin e ministrisë.

Nga aty është larguar me veturën me targa të Republikës së Kosovës.

Ekipi i T7 i ka bërë ministrit disa fotografi, gjersa ai qëndronte para pllakatës së Ministrisë, ku tregohet se objekti është institucion i Republikës së Kosovës.

Përgjithësisht, Rakiq mohon të gjitha këto simbole. Ai të dielën ka qëndruar në Rashkë, ku është takuar me shefin e të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, Petar Petkoviqin, pasi Qeveria e Kosovës do ta fuste në fuqi vendimin për reciprocitet për targat e regjistruara ilegalisht në Serbi dhe dokumentet e lëshuara nga Serbia.

Rakiq alarmonte qytetarët serbë të Kosovës, të cilët ai i përfaqëson politikisht, se vendimi i Qeverisë kishte të bënte me ta.

Pas tensioneve në Veri, të cilat u shuan kur Qeveria e Kosovës pranoi kërkesën e ambasadorit amerikan për pezullim të vendimit për një muaj, Lista Srpska doli me njoftim. Aty partia e Rakiqit njoftonte se nuk bashkëpunon më me Qeverinë e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti.

“Lista Serbe nuk bashkëpunon me Qeverinë e Albin Kurtit, sepse ajo punon kundër interesave të popullit serb dhe se qëllimi ynë politik është të rrëzojmë Albin Kurtin nga pushteti, që është në interes të të gjithëve që duan të jetojnë në paqe në këto zona”, tha kjo parti. 

This image has an empty alt attribute; its file name is 296181547_1071715257070264_364299196533157498_n-450x600.jpg

Të ngjashme