Të reshurat e fundit ndikuan në rritjen e nivelit të ujit në Badovc

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

KRU “Prishtina” njoftoi se niveli i ujit në liqenin e Badovcit është 640.35 m mbi nivelin e detit ose 9.50 m nën kuotën maksimale, ndërsa për shtatë ditë pas reshjeve të fundit ka rritje prej vetëm 35 centimetra.

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 630.20 m mbi nivelin e detit ose 4.80 m nën nivelin e kapërderdhjes, ndërsa për shtatë ditë ka rritje prej 1.44 m.

“Uji është burim natyror shumë i nevojshëm për ekonomi dhe mirëqenien sociale, andaj t’i ruajmë dhe mbrojmë burimet ujore”, thuhet në apelin e KRU “Prishtina”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme