Të shumta janë nismat e realizuara nga kontigjenti italian në Kosovë në të mirë të shkollave lokale

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 14:20 | Nga

CIMIC (Bashkëpunimi qytetaro-ushtarak) i Grupit luftarak shumëkombësh Perëndim – Njësia shumëkombëshe e udhëhequr nga italianët e përbërë nga italianë, sllovenë, austriakë dhe moldavë – është angazhuar në aktivitete të ndryshme në të mirë të instituteve shkollore vendore, me qëllim që të kontribuojë pozitivisht në përmirësimin e kushteve në të cilat nxënësit e Kosovës do të kalojne vitin shkollor që sapo ka filluar.

Fillimisht, gjatë periudhës së pushimeve verore, ekipet e specializuara që i përkasin grupit GSA (Grupit Mbeshtetes te Aderimit) – njësia që kryen mbështetjen logjistike e kontigjentit italian në Kosovë – ka kryer dezinfektimin e disa shkollave në rajonin perëndimor të Kosovës, nder te cilat shkolla “Tetë Marsi” në Pejë, “Haxhi Zeka” në Istog, “Edmond Hoxha” në komunën e Junikut dhe “Haxhi ZEKA” në fshatin Zahaq, institutet që në përgjithësi mirëpresin pothuajse 3000 fëmijë. Shkollat janë struktura ku është i domosdoshem kontrolli i kujdesshëm i çdo lloji të dëmtuesi: këto vende, ku qendrojne fëmijët, sistemi i imunitar i  të cilëve është ende në fazë zhvillimi dhe konsolidimi, përfaqëson një  çështje kritike shumë të rëndësishme për shëndetin publik.

Përsëri, me fillimin e vitit shkollor, në shkollat e mesme dhe fillore të Pejës dhe Zahaqit janë dhuruar materiale të ndryshme mobilimi (kryesisht banka, karrige, tavolina dhe dollapë) dhe është paraparë për në ditët në vijim “inagurimi i një projekti CIMIC të filluar pak kohë më parë, që ka mundësuar rinovimin e të gjitha dyerve dhe dritareve të institutit të Budisalcit (për një total prej 45 dyersh e dritaresh).

Ky lloj aktiviteti është një nga projektet e shumta të kryera nga celula CIMIC (Bashkëpunimi Civilo Ushtarak) i kontigjentit italian në Kosovë, aktualisht në bazë të Regjimentit të 5 Alpin të komanduar nga koloneli Ruggero CUCCHINI, aktivitete shumë të rëndësishme pasi kontribuojnë në mënyrë shumë domethënëse për të mirën e komunitetit dhe mbështetjen e shërbimeve thelbësore për popullatën: arsimi, në këtë rast, është një bazë esenciale për zhvillimin e vendit.

Të ngjashme