Temperaturat sot shkojnë deri në 24 gradë Celsius

Prishtinë | 24 Pri 2022 | 08:02 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së dieles moti do të jetë i qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe vranësira të pakta rrëzë relievit malor.

Temperaturat gjatë ditës së sotme pritet të shkojnë deri në 24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

“Dita e diele do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe vranësira të pakta rrëzë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”.

Të ngjashme