“Termokos” është gati për sezonin e ngrohjes

Prishtinë | 07 Tet 2016 | 11:38 | Nga

Ngrohtorja e kryeqytetit “Termokos” ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e sezonit ngrohës 2016/2017. Furnizimi me ngrohje do të filloj nga fundi i muajit tetor për të gjithë konsumatorët që janë të kyçur në këtë rrjet.

Sipas përfaqësueses së ngrohtores së kryeqytetit “ Termokos”, Afërdita Uka,  ngrohtorja e kryeqytetit është duke i kryer të gjitha punët të cilat lidhen me fazën e dytë të Projektit të kogjenerimit, punë të cilat lidhen me rehabilitimin e rrjetit ekzistues të ngrohjes, shumica e këtyre punëve janë afër finalizimit dhe pritet të përfundojnë brenda disa ditësh.

“Të gjitha punimet, që janë duke u zhvilluar në kuadër të fazës së dytë të Projektit të kogjenerimit, që kanë të bëjnë me rehabilitimin e rrjetit ekzistues të ngrohjes, janë duke u zhvilluar me intensitet të shtuar. Siç edhe mund ta shihni jemi duke punuar në disa pozicione të ndryshme në kryeqytet. Punimet në pjesën më të madhe të këtyre segmente janë afër finalizimit dhe pritet të përfundojnë brenda disa ditësh. Ndërkohë, është punuar edhe në rehabilitimin komplet të 50 nënstacioneve të ngrohjes”, ka thënë Uka.

Ajo ka treguar se, këto punime dhe të gjitha përgatitjet tjera të nevojshme janë bërë, për një fillim sa më të suksesshëm të sezonit të ri të ngrohjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme