Termokos-i nis sezonin, por jo në të gjitha pjesët e kryeqytetit

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 16:35 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Termokos-i ashtu siç edhe ka paralajmëruar nga sot ka filluar sezonin e ri ngrohës.

Drejtori ekzekutiv i Termokos-it, Arsim Fetahaj, në një prononcim për EkonomiaOnline, thotë se kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura dhe se 99 për qind e rrjetit është kyçur dhe se do të ofrohet ngrohje 24 ore në ditë

“Bazuar në informacionet që vinë nga tereni mbi 99% e rrjetit është e kyçur dhe ka filluar të furnizohet me ngrohje që besoj se deri në orët e mbrëmjes qytetarët do të fillojnë ta hetojnë ngrohjen. Bazuar në temperaturat ekzistuese për ngrohje po thuaj se ka nevojë vetëm në mëngjes dhe në mbrëmje. Mirëpo sistemi i koogjerimit punon 24 orë në ditë dhe ne do të bëjmë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që konsumatorët ta kenë rehatinë dhe komoditetin që në mëngjes dhe në mbrëmje të kenë ngrohje kurse gjatë ditës të mos kenë probleme për shkak të ngrohjes së tepërt.

Fetahaj thotë se në disa lagje janë duke u kryer punime dhe si pasojë nuk do të ketë furnizim me ngrohje.

Thotë se brenda muajt i gjithë rrjeti do të jetë i kyçur, me ç’rast edhe do të furnizohet me ngrohje cilësore.

“Në të gjitha lagjet ka filluar ngrohja, në rajonin e ‘Kodrës së Diellit’ ngrohja është si fazë e dytë dhe aty ka filluar dhe është pak me vonesë për shkak se sistemi është i ndërtuat ashtu , kurse për momentin i kemi disa pjesë në të cilat nuk ka filluar furnizimi me ngrohje bëhet fjalë për shkak të punimeve që lidhen kryesisht me projektin e komisionit evropian dhe ato janë pjesa e ‘Qafës’ dhe pritet që brenda javës të fillojë. Pjesë tjetër që nuk është lëshuar ngrohja janë edhe tri objekte të cilat kanë qenë në lagjen ‘Kalabria’ dhe deri në fund të këtij muajit të kyçen këto të tria dhe pastaj të fillohet me pjesën tjetër”, thotë ai.

Sipas rregullores së Termokos-it, sezoni i ngrohjes fillon më 15 tetor dhe mbaron më 15 prill të vitit vijues.

Bazuar në aktet ligjore në fuqi, në varësi të kushteve klimatike, sezoni i ngrohjes mund të shkurtohet ose të zgjatet.

Të ngjashme