Thaçi: Flamuri kuqezi, burim i pashtershëm frymëzimi

Prishtinë | 28 Nën 2016 | 11:02 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi, në një postim në rrjetin social në facebook, ka thënë se flamuri kuqezi ka qenë gjithmonë frymëzim për të gjitha gjeneratat.

Ai ka kujtuar heronjtë që kontribuuan për çlirimin dhe pavarësimin e Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

Në vazhdim mund ta lexoni shkrimin e plotë të presidentit Thaçi:

Më bën të lumtur dhe krenar kur sot e shoh që valëvitet i lirë dhe në më shumë toka se kurdo herë më parë.

Sot, krenaria është më e madhe se dhimbja për heronjtë tanë, për dëshmorët e martirët. Për Skënderbeun, për Ismail Qemalin e Isa Boletinin, për Bajram Currin e Themistokli Gërmenjin, për Hasan Prishtinën e Marigo Posio, për Shaban Polluzhën e Adem Jasharin, për UÇK-në dhe çdo ushtar të saj, për ata që dhanë jetën për liri dhe ata që e gëzojnë së bashku me ne këtë liri.

Ata janë frymëzimi ynë për të punuar çdo ditë që të ndërtojmë shtete të fuqishme, që brezat që do të vijnë të jetojnë në liri e barazi, dinjitet e prosperitet. HTH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme