Thaçi kujton betejën e Maznikut, thotë se heroizmi i tyre në luftë motivoi me mijëra luftëtarë të rinj

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar betejën e Maznikut, ku të vrarë mbetën Shkëlzen Haradinaj, Hasim Halilaj dhe Luan e Fatmir Nimanajn.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Thaçi ka thënë se heroizmi i tyre në luftën për çlirimin e Kosovës motivoi me mijëra luftëtarë të rinj që t’i bashkohen radhëve të luftëtarëve të lirisë gjithandej Kosovës

“Sot kujtojmë heronjtë e betejës së Maznikut, Shkëlzen Haradinajn, Hasim Halilajn dhe Luan e Fatmir Nimanajn. Heroizmi i tyre në luftën për çlirimin e Kosovës motivoi me mijëra luftëtarë të rinj që t’i bashkohen radhëve të luftëtarëve të lirisë gjithandej Kosovës. I përjetshëm është kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Të ngjashme