Thaçi në Hagë: I dëgjova akuzat, i hedh poshtë të gjitha

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë para Dhomave të Specializuara, raporton Ekonomia Online.

Thaçi pas dëgjimit të aktakuzave ndaj tij, është përgjigjur duke hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe duke u deklaruar i pafajshëm.

“I kam dëgjuar, lexuar dhe i hedh poshtë të gjitha”, tha Thaçi.

“Akuza është e paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm”, tha më tej ai.

Të ngjashme