Thaçi nga Prekazi: Sakrifica e familjes Jashari solli Ushtrinë dhe të arriturat e Kosovës

Prishtinë | 15 Dhj 2018 | 13:18 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prekazi ishte destinacioni i fundit ku Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot bëri homazhe në nderim të dëshmorëve, raporton Ekonomia Online.

Ai e quajti Prekazin vend të sakrificës, respektit dhe si vend që e dërgoi Kosovën drejt të arriturave.

“Si askund tjetër në hapësirat shqiptare, Prekazi dhe sakrifica e komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes Jashari është vend i respektit dhe sakrificës, por edhe vlerësimit më të lartë për të arriturat e Kosovës, të ushtrisë së Kosovës. Të tëra këto procese janë rezultat i luftës së ushtrisë, ushtarëve, familjeve të dëshmorëve, veteranëve, gjithë qytetarëve”, ka thënë Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se në ditën e parë të Ushtrisë së Kosovës, po u bëjnë nderime Jasharajve, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për të arritur në këtë ditë.

“Prandaj në ditën e parë të funksionit të ushtrisë së Kosovës, gjithë së bashku jemi këtu të bëjmë nderimet më të larta kombëtare, institucionale dhe shtetërore për jetën dhe veprën e Adem Jasharit, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve. Po realizohen objektivat dhe amaneti i dëshmorëve të lirisë, komandantëve të UÇK-së, komandantëve të rënë, për konsolidimin e shtetit tonë, për zhvillim dhe integrim në NATO dhe BE”, tha Thaçi.

 

Të ngjashme