Thaçi: Serbia po politizon edhe sportin

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 10:14 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar për ndalimin e përfaqësueses së Kosovës në karate në kufi me Serbinë nga autoritetet serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka shkruar se Serbia po tenton të politizojë edhe sportin që duhet të bashkojë popujt.

“Ndalimi i pjesëmarrjes së karateisteve kosovarë në kampionatin Evropian të karatesë për seniorë në Novi-Sad nga autoritetet e Beogradit është e papranueshme, është kundër frymës sportive dhe rregullave elementare të Federatës Ndërkombëtare të Karatesë”, ka shkruar Thaçi.

“Me sjellje të tilla, Serbia po tenton t’i politizojë edhe sportin, i cili duhet t’i bashkojë popujt dhe jo të krijojë ndarje mes tyre”, ka shkruar ai.

Të ngjashme