Thaçi takon gjeneralin Orr: Marrëdhëniet Kosovë- Iowa, janë të veçanta

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,pas takimit me gjeneralin amerikan, Timothy Orr nga Garda Kombëtare e Ioëa-s, ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së janë shumë të fuqishme.

Ai në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Iowa-s e bëjnë edhe më të veçantë lidhjen mes dy vendeve.

“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së janë shumë të fuqishme. Por, ato ndërmjet Kosovës dhe IOWA-s këtë lidhje tonën e bëjnë edhe më të veçantë. Faleminderit për mbështetjen e parezervë, GJENERAL! HTH”, ka shkruar Thaçi./Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme