Thaçi viziton BIK-un, uron të ketë më tepër harmoni mes njerëzve

Prishtinë | 21 Gus 2018 | 09:23 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë mysafiri i parë i Bashkësisë Islame të Kosovës për të uruar festën e Kurban Bajramit.

Presidenti i vendit ua uroi të gjithë besimtarëve festën e Kurban Bajramit duke u uruar gëzime në familje, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se Kosova çdo herë ka qenë tolerante për të gjitha besimet fetare.

“Sot është festë e mirëkuptimit, solidaritetit dhe dashurisë dhe respektit të njerëzve e vizitave të ndërsjella. Uroj që sot dhe çdo herë të ketë më tepër harmoni mes njerëzve në shoqërinë tonë me besimtarët tanë”.

“Kosova ka qenë dhe do të mbetet tolerante në harmoni të plotë në mes të besimeve, këtë e ka dëshmuar gjithherë dhe do ta dëshmojë. Roli i Bashkësisë Islame ka qenë i rëndësishëm dhe edhe një herë sot jemi të gjithë të bashkuar me shpirt dhe frymë të mirëkuptimit dhe solidaritetit, uroj të ketë gëzime në çdo familje në Kosovë dhe kudo”, tha Thaçi.

Të ngjashme