Tibo.tv e Tiranës piraton Dukagjinin, Kanal 10 e Alsat M (VIDEO)

Prishtinë | 25 Dhj 2021 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Dy televizione nga Prishtina e një nga Shkupi, po piratohen nga tibo.tv e Tiranës.

Kjo kompani po vazhdon, pavarësisht paralajmërimeve të operatorëve kabllorë legalë si Artmotion e RTV21, t’i transmetojë padrejtësisht, Alsat, dukagjinin e Kanal10.

Drejtuesja e Tibo.tv, Blerina Kapaj, thotë se ka marrëveshje direkte edhe më ALSAT M, por është artmotion që kundërshton duke thënë se e ka të drejtën e distribuimit të këtij televizionin në gjithë botën, përjashto Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë, ajo nuk ia dërgoi Klanit dëshmitë e kontratës me Alsat, siç premtoi.

Por, është edhe Top Channel që pretendon se tibo po i vjedh programet e TOP Medias dhe Digtialbit.

E lidhur me digitalb, Kapaj tha se pavarësisht prishjes së akordit, e kanë të drejtën të transmetojnë kanalet kosovaren deri me 22 maj 2022.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme