Trafiku Urban shembull për punësimin e grave, personave me nevoja të veçanta e komuniteteve

Prishtinë | 21 Mar 2021 | 08:12 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndërmarrja “Trafiku Urban” u ka bërë thirrje grave që të jenë pjesë e konkurseve publike për vende të lira të punës.

Aktualisht në këtë ndërmarrje janë të punësuara 50 gra, ku 30 prej tyre kanë pozita operative ndërsa 20 prej në punë administrative, ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online, kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Lulzim Rexhepaj.

Rexhepaj tha se kanë marr shumë mesazhe pozitive dhe është vlerësuar puna e tyre për hapësirën që i’u  grave.

“Mendojmë se jemi një shembull i mirë në këtë aspekt, e kemi inkurajuar vazhdimisht gjininë femërore që të marrin pjesë në konkurset publike dhe kemi arritur që të punësojmë femra dhe të ndryshohet ai raporti i gjinive në ndërmarrjen tonë dhe siç jeni të informuar kemi të punësuara konduktore, shofere, koordinatore të qarkullimit dhe është rritur numri i grave të punësuara edhe në administratën e ndërmarrjes. Rreth 30 janë në pozita operative, rreth 20 në çështje apo punë administrative. Kemi marr mesazhe pozitive dhe jemi të vlerësuar në këtë aspekt”.

Përveç punësimit të grave, Rexhepaj ka treguar se në “Trafikun Urban”  janë të punësuar edhe katër persona me nevoja të veçanta.

Rexhepaj thotë se këta të punësuar kanë gjetur një ambient miqësor nga punëtorët e ndërmarrjes.

“Kemi edhe shembuj të mirë në  punësimin e personave me aftësi të kufizuara kemi hapur konkurs gjatë viti 2020 dhe konkursi ka qenë për persona me aftësi të kufizuar dhe janë punësuar dy të verbër në qendrën e thirrjeve, dhe fillimi i vitit 2020 ka qenë punësimi i një personi me ‘Doën Sindrome’ dhe një vajze nga shoqata ‘Hendikos’, pra në total i kemi katër persona me nevoja të veçanta që janë të punësuar këtu dhe kanë gjetur një ambient miqësor nga punëtorët e ndërmarrjes”.

I pari i “Trafikut Urban” ka folur edhe për planet që i kanë për të ardhmen, lidhur me punësimin e tre personave me karrocë, si dhe tutje ka treguar që ka të punësuarit nga komunitetet.

“Po sigurisht kemi edhe plane, edhe për të ardhmen dhe besoj që së afërmi nëse mundemi me e realizua edhe sistemin për monitorimin me kamera atëherë në zyrën e monitorimit kemi planifikuar që të punësojmë persona me karrocë aty duhet 24 orë që të jetë monitorimi dhe mund të punësohen tre persona”.

“Edhe nga komunitetet jo shumicë kemi të punësuar dhe ju kemi dhënë mundësitë ashtu siç e parasheh edhe udhëzimi administrativ, qasje dhe mundësi të barabarta për të gjithë”.

Rexhepaj, gjatë intervistës ka folur edhe për sfidat që ka hasur Trafiku Urban gjatë vitit 2020.

Përkundër sfidave ai është shprehur se viti është mbyllur me një bilanc rentabël, pasi që janë ndihmuar edhe nga komuna e Prishtinës me një subvencion prej 160 milionë euro.

“Viti 2020 ishte vit i vështirësive të mëdha sikur për gjithë ekonominë e Kosovës, ashtu edhe për ndërmarrjen tonë mirëpo ne u munduam që ju japim shërbim cilësorë qytetarëve të Prishtinës me ato mundësi që ishin duke marr masa mbrojtëse preventive sipas organeve dhe institucioneve përgjegjëse, ndonëse se patëm edhe shpenzime të pa planifikuara siç ishte edhe rasti për siguri të materialit mbrojtës dhe dezinfektues, por në fund mendojmë që e kemi mbyllur mirë me një bilanc rentabël dhe me këtë rast kemi pasur edhe mbështetje nga komuna e Prishtinës, sepse kemi marr një subvencion prej 160 mijë euro, gjithashtu patëm suficit nga viti paraprak rreth 400 mijë euro dhe të gjitha këto na u gjetën si ndihmë financiare që ta mbyllim vitin 2020 me një bilanc rentabël pra me një zero pozitive”.

Mospunimi me kapacitete të plota Rexhepaj tha se po shkakton humbje, por ai thotë derisa masat janë fuqi duhet të zbatohen, raporton EO.

“Po sigurisht kjo shkakton shumë humbje, për neve dhe për stafin e autobusit është situatë e rëndë sepse duhet ti mbyllim dyert ku plotësohet numri i udhëtarëve, mirëpo derisa këto masa janë në fuqi nga institucionet e vendit ne jemi të vendosur që t’i zbatojmë dhe kërkojmë mirëkuptimin nga qytetarët”.

Të ngjashme