Trendafilova flet për nismën e Edi Ramës kundër raportit të Dick Martyt

Prishtinë | 21 Sht 2022 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, në një intervistë për RTS ka folur për iniciativën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, përmes të cilës synohet distancimi i Këshillit të Evropës nga raporti i Dick Martyt.

Trendafilova ka thënë se është në dijeni për një nismë të tillë të Kuvendit të Shqipërisë, por s’ka pranuar që të thellohet në komentim meqë thekson se s’është politikane, shkruan RTS.

Ajo tutje ka thënë se si Dhoma të Specializuara punojnë bazuar në procedurë paraprake dhe aktakuza dhe s’punojnë bazuar në atë që thotë raporti i Dick Martyt.

“Sigurisht që nisma e Kuvendit të Shqipërisë e dinë të gjithë, por dua t’ju kujtoj parimet bazë – gjyqtarët nuk janë politikanë, as unë nuk jam politikan. Kam njohuri në fushën e drejtësisë. Dhoma të specializuara nuk kanë instrumente ligjore për t’u marrë me raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Neni 1 i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë mandaton që mandati ynë duhet të lidhet me kontekstin e atij raporti dhe thuhet qartë se ne si Dhoma monitorojmë dhe deklarojmë se çfarë është vendosur në procedurë paraprake, nuk punojmë në kuadër të raportit, por vetëm në kuadër të aktakuzave”, ka thënë Trendafilova.

Të ngjashme