UNDP i dhuron MPB-së mjete mbrojtëse kundër Coronavirusit

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Lulzim Ejupi priti në takim menaxheren e portofolit të Qeverisjes dhe Ndërtimit të Paqes dhe Zëvendës Koordinatore e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), Marta Gazideda.

Me këtë rast në kuadër të Programit të Sigurisë (KSSP) UNDP i dhuroi donacion MPB-së 300 maska (KN95 – shumë përdorimshe), 500 doreza, 50 litra dezinfektues- rimbushje për bombolat e montuara në mur dhe 160 njësi dezinfektues për duar me pompë.

Në fund të takimit Ejupi e falënderoi përfaqësuesen e UNDP-së për mbështetjen e vazhdueshme që UNDP ka treguar e sidomos për ndihmën në këtë kohë pandemie.

Të ngjashme