UNICEF-i përmbyll “Javën e të ushqyerit me qumësht gjiri”, Hoxha tregon benefitet e gjidhënies

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 17:13 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e UNICEF-it në Kosovë në përmbyllje të “Javës së të ushqyerit me qumësht gjiri”, ka organizuar bashkëbisedim me Dr. Mynavere Hoxha, raporton Ekonomia Online.

Ish-drejtoresha e Neonatologjisë në QKUK, Mynavere Hoxha ka folur për rëndësinë e gjidhënies dhe benefitet që mund të kenë nëna dhe foshnja nga gjidhënia. Hoxha ka njoftuar që foshnjat të cilat ushqehen me qumësht gjiri janë më pak të rrezikuara nga prekjet e sëmundjeve të ndryshme.

Ajo theksoi se qumështi i gjirit ndikon edhe në intelegjencën e fëmijëve.

“Përftimet qe nënë ka për te ushqyer foshnjën nuk ka vetëm ajo për edhe familja e gjerë. Qumështi i gjirit të nënës është një materie e gjallë që ndryshon gjatë ditëve të para dhe fundit. Është i pasur me materie mbrojtëse duke mbrojtur nga astma, alergjia. Fëmijët që ushqehen nga qumështi i gjirit kanë më pak rrezik të preken nga sëmundje të ndryshme. Qumështi i gjirit rritë organizmin, si mënyrë e dytë e zgjedhjes është përsëri qumështi nëne në rast se nëna apo fëmija është me probleme mjekësore. Qumështi ndikon edhe në inteligjencë. Nëna që ushqejnë më gji kanë më pak gjakderdhje. Nëse nëna menjëherë e merr foshnjën në gji atëherë lëkura e prekur ndikon në lidhjen emocionale. Kulloshtra është në disa pika të para të gjirit por është e rëndësishme të merren ato pika. Zinxhiri i përgatitjes ose kontaminimi mbas përgatitjes mund të ndikojë në sëmundje 10 fish te foshnjët”, tha Hoxha.

Hoxha këshilloi që nënat të mos i ofrojë asnjë lloj tjetër të pijës bebave, të mos dorëzohen pavarësisht vështirësive lidhur me ushëqyrjen e foshnjave.

“Mënyra më e mirë e prodhimit të qumështit është thithje 10-12. Nëse nënë mendon që nuk ka qumësht, ajo ka mjaftë për ditët e para për foshnjën. Bebja duke thith e sjell qumështin. Në qoftë se në ato momente i sjellët bebes ndonjë pije tjetër atëherë stërmbushur gjinjtë dhe ajo e ndalon prodhimin e qumështit dhe gradualisht ndalohet. Çdo nënë e re prodhon qumësht gjiri, vetëm duhet me e stimulua dhe mos me u dorëzua”, tha ajo.

Ajo me tej, theksoi se bebet duhet të ushëqehen me qumësht gjiri deri në moshën 2 vjecare.

“Qumështi është standard përmban proteina. Kulloshtra është qumësht i ditëve të para që ka vlerë të veçantë. Duhet lejohet që ta merr. Nuk ka qumësht të keq ashtu siç potencohet nga disa nënave. Bebes duhet ti lejohet ta merr qumështin nga fillimi deri në fund. Shenjat e besueshme që na tregojnë se bebja po merr mjaftë qumësht është kur lagë pampersin dhe shton peshë Organizata Botërore dhe UNICEF rekomandojnë që foshnja të ushqehet mbi 6 muaj e deri në 2 vite. Nuk ka kufizime në thithje, thithjet duhet të jenë në muajin e parë 8-12 thithje edhe gjatë natës”, tha ajo.

“Kemi situata kur bebja është e sëmurë ose nëna. Atëherë qumështi shpëton jetë. Zbrazja me dorë dhe jo me pompë. Është e vështirë por nuk duhet me u dorëzua. Duhet me e rivendos në gji pasi gjiri rikthen qumështin. Secila e nënave që ka lindje me prerje cezariane e kanë më të vështirë pozitën por për ditët e para bebja duhet të vendoset në pozitë të drejtë e kthyer nga nëna sy me sy, barku të preket me barkun e nënës në lehtësimin e marrjes së gjirit” .

“Shkaku kryesor i plasaritjes së majave është puthitja e gjirit nga ana e bebes. Vetëm nëse janë të pezmatuar mund të lyhen me barna. Në gji pak mesazhin që liron rrjedhjen e gjirit, me dorë derisa bebja ta ketë më te lehtë. Nëse gjinjtë janë të skuqur atëherë duhet të vendosen peceta të ftohta. 2 vite e më tepër mund të ushqehet bebja me gji. Mbas kësaj duhet të ushqehet me ushqimet familjare të shëndetshme dhe ushqimet që mbajnë proteina. Gjiri është burim i qetësisë se foshnjës”, tha ajo.

Hoxha tregon praktikat se si nëna të ndaj foshnjën nga gjidhënia.

“Duhet të ftillohet me rrallimin e shujtave. E sidomos të mbrëmjes. T’i tregohet diçka që e tërheq vëmendjen e fëmijës derisa ta zë gjumi. Gjatë ditës kur bebja kërkon gji, t’i bëhet ndonjë shëtitje ose ndonjë aktivitet tjetër e në këtë mënyrë do të largohet qumështi nga gjiri. Asnjëherë nuk duhet të praktikohet lyrja me spec apo mënyra tjera pasi që mund të ketë ndikime psikologjike tek fëmijët”.

Hoxha deklaori se nënat mund të japin gjidhënie edhe nëse janë shtatëzane mund ta ushëqejnë edhe fëmijën tjetër.

“Nëna e shëndetshme dhe foshnja nuk ka ndikim tek ata. Organizata botërore dhe UNICEF kanë mbajtur trajnime dhe iniciativa të ndryshme për nënat dhe foshnjat. Të ushqyerit me gji është normë dhe nuk lejohet zëvendësimi me produkte të tjera. Në rast së fëmija nuk e merr njërin nga gjinjtë, rekomandoj që nëna me ndërru pozitën dhe në këtë mënyrë foshnja mund ta realizojë thithjen” , përfundoi ajo.


Të ngjashme