UNICEF Innovations Lab Kosovo organizon garën e dytë të kritikëve të rinj

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 10:46 | Nga

Në kuadër të projektit Ponder, i cili synon fuqizimin e të rinjve përmes shkrim-leximit kritik medial, UNICEF Innovations Lab, tani ka hapur aplikimin për garën e kritikëve të rinj.

Kjo është garë e hapur për të gjithë të rinjtë nga e gjithë Kosova, të cilët synojnë fuqizimin përmes shkrim – leximit kritik medial. Të gjithë ata të cilët ndonjëherë kanë shkruar apo kanë dëshirë të shkruajnë artikuj dhe krijojnë video bazuar në dëshirën dhe nevojën për të sfiduar stigmatizimet shoqërore, por edhe për të shprehur interesimet e tyre në tema të ndryshme, gara e kritikëve të rijnë është rruga që duhet të ndiqet.

Duke u bërë pjesë e kësaj gare të rinjtë do të kenë mundësi të sfidojnë kreativitetin e tyre, të zgjerojnë përvojën dhe zhvillojnë aftësitë, të krijojnë lidhje me kritikët tjerë të rinj të cilët ndajnë të njëjtat interesa dhe pasione, të bëhen pjesë e rrjetit të kritikëve të rinj dhe se fundi të hyjnë në këtë garë për të fituar njërin nga tri çmimet (3 Tableta Lenovo Yoga)që do të ndahen për artikullin, videon dhe fotografinë më të mirë.

Të bëheni  pjesë e kësaj gare është fare e lehtë! Ju duhet të shkruani një artikull, krijoni një video apo fotografi mbi një temë të zgjedhjes tuaj dhe ta dorëzoni atë në formën e aplikimit të cilën mund ta gjeni në linkun më poshtë:

Young Critics Competition

Kriteret për aplikim janë:
• Të jeni shtetas i Kosovës
• Mosha 14 – 21 vjeç
• Të jeni në gjendje të shkruani duke ju përmbajtur rregullave gramatikore (në cilin do dialekt që do të përdorni)
• Të përdorni cilën do nga gjuhët zyrtare të Kosovës gjatë shkrimit të artikullit apo pjesës që do ta krijoni.

Ju mund të gjeni Informata shtesë rreth kritereve të aplikimit dhe llojeve të artikujve që mund të shkruani në web faqën zyrtare të Innovations Lab Kosovo: http://kosovoinnovations.org/ponder/
Aplikimi do të jetë i hapur deri me datën 5 Korrik 2018!

Të ngjashme