Uran Ismaili: Nuk ka pasur bastisje në PDK

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, ka konfirmuar se në PDK nuk ka pasur kurrfarë bastisje nga Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës.

“Nuk ka bastisje ne PDK. Nuk kemi pranuar asnjë urdhëresë nga misioni i EULEX-it apo Policia e Kosovës për bastisje në PDK. Pra, në PDK nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë lloj bastisje”, tha Ismaili për Ekonomia Online.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme