“Urgjentisht të zbatohet udhëzimi për kontrollin e gazrave të automjeteve”

Prishtinë | 30 Jan 2018 | 08:57 | Nga

Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, e ka bërë përgjegjës për ndotjen e lartë të ajrit në Prishtinë moszbatimin e udhëzimit administrativ për kontrollin e gazrave nga automjetet.

Në një intervistë  për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ky akt nënligjor urgjentisht duhet të fillojë të zbatohet.

Sipas tij, masat e tjera që duhet t’i ndërmarrin institucionet për uljen e ndotjes së ajrit janë kontrollimi i filtrave në termocentralet e KEK-ut, vetëdijesimi i popullatës për mospërdorimin e thëngjillit si lëndë djegëse dhe zgjerimi i projektit të koogjenerimit.

Agani ka theksuar se rreziku nga ndotja e ajrit është i madh. Ai ka bërë thirrje të ketë një përkujdesje ndaj fëmijëve dhe të moshuarve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme