Ushtarë të rinj amerikanë pritet të vijnë në Kosovë

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Një numër i caktuar i ushtarëve të rinj amerikan pritet t’i bashkohen misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Disa prej tyre të cilët tashmë kanë përfunduar trajnimet në Iowa të SHBA-ve, pritet të udhëtojnë për në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur në një postim në Twitter nga Ushtria Amerikane.

“Ushtarët tanë amerikanë janë të gatshëm për mision. Trupat kanë përfunduar trajnimet në Iowa, dhe tani do të lëvizin për të marrë pjesë në misionin paqeruajtës të NATO-së në Kosovë. NATO vazhdon të mbajë një ambient të sigurt për Kosovën”, thuhet në këtë njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme