Ushtari i FSK-së thotë se dha dorëheqje shkaku i rrogës së vogël

Prishtinë | 16 Nën 2022 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Kumanovë Shala, ka dhënë dorëheqje nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Shala tha se këtë vendim e mori pas tre vjetësh shkaku i pagës së vogël.

Ai theksoi se do të vazhdojë të jap kontributin e tij për vendin jashtë FSK-së.

“Më datën 14.11.2022, pas 3 viteve rrugëtim dhe shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, do të fillojë një rrugëtim të ri jashtë Ushtrisë, shkaku i pagës së vogël, por kjo nuk do të thotë se s’do të jem në shërbim të atdheut. Sa herë që Atdheu im ka nevojë për mua do të jem aty duke e mbrojtur me mish e gjak, fal dëshmorëve që ranë për këtë liri ne sot e gëzojmë Kosovën e pavarur dhe sovrane”, tha Shala.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje në Ministrinë e Mbrojtjës lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigje.

Të ngjashme