Vajza 16 vjeçe e keqtrajtuar nga Drenasi, tri herë e kishte kaluar kufirin edhe pse e mitur

Prishtinë | 09 Shk 2019 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Vajza nga Drenasi e cila u keqtrajtua seksualisht nga mësuesi i saj Shkëlzen Xhekaj, pastaj nga polici Vesel Veseli, ka qenë tri herë me këtë të fundit jashtë shtetit, në Shqipëri, ku sipas të miturës edhe atje është dhunuar seksualisht nga polici.


Sipas prokurorisë konakti i parë seksual i të miturës me policin Veseli ka ndodhur në një motel në Suharekë, pastaj edhe disa herë të tjera në të njejtin vend, ndërsa, tri herë kanë vizituar disa qytete në Shqipëri bashkë.

“Sipas të dëmtuarës, tri herë kanë qenë dhe kanë vizituar disa qytete në Shqipëri, si Tirana, Potoku, Kalaja e Rozafës dhe Elbasanit, ku edhe atje sipas të miturës, ka pasur marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Megjithëse, është bërë e ditur se ata ishin jashtë Kosovës së bashku, asgjë deri tani nuk dihet, si dhe çka ka ndodhur më tutje atje, dhe si e ka kaluar vajza kufirin, duke qenë një e mitur me një person të panjohur siç është polici Vesel Veseli për të.

Në anën tjetër, të gjithë që janë të përfshirë në këtë rast që ka tronditur vendin, janë arrestuar, duke filluar nga mësuesi Shkelzen Xhekaj, që abuzoi i pari seksualisht me të miturën, pastaj polici Vesel Veseli, dhe së fundi gjinekologu që kreu abortin Fehmi Ahmeti.
/gazetametro.net

Të ngjashme