Vdekja 19-vjeçares në Mitrovicë, polica arreston të fejuarin e saj për shtytje në vetëvrasje

Prishtinë | 10 Sht 2022 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar të fejuarin e 19-vjeçares nga Mitrovica që i dha fund jetës dy ditë më herët, nën dyshimin për shtytje në vetëvrasje, transmeton Gazeta Metro.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Policia në raportin 24 orësh., duke thënë se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si shtytje në vetëvrasje dhe ndihma në vetëvrasje.

“SHTYTJE NË VETËVRASJE DHE NDIHMA NË VETËVRASJE – Fsh. Vinarc i epërm, Mitrovicë  08.09.2022-18:10. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i fejuari i viktimës femër kosovare), pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të lart-cekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme