Vdekja e dy fëmijëve në Gjakovë, reagon Mimoza Kusari

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj ngjarjes tragjike që ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy fëmijë vdiqën, si pasojë e zjarrit që kishte kapluar shtëpinë.

Lila-Kusari përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjen e viktimave.

“Në këtë ditë të rëndë për gjithë në Komunën e Gjakovës e në veçanti për familjen Sadrija, shprehë ngushëllimet e mia të sinqerta familjes Sadrija dhe gjithë banorëve të fshatit Ujz me rastin e humbjes së dy jetëve të reja.”

Ajo u ka bërë thirrje organeve kompetente të merren me rastin.

“Bëj thirrje që me këtë rast të merren të gjitha ekipet relevante dhe sa më parë të ndriqohen rrethanat që dërguan në rastin tragjik. Dy fëmijët e ndjerë u prehshin në paqe dhe qofshin viktimat e fundit të tragjedisë së kësaj natyre ”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, shpërthimi i zjarrit në një shtëpi në Ujz të Gjakovës ka lënë të vdekur dy fëmijë të moshës 10-13 vjeç, të gjinisë mashkullore, djem të axhës mes vete. Ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe tre familjarë të tjerë.

Të ngjashme