Vdes nga Covid-19 ish-kryetari i SBAShK-ut

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur në moshën 72 vjeçare, ish kryetari i SBASHK-ut, Ali Shabanaj. I ndjeri ishte i shtrirë në Spitalin e Pejës që disa ditë ku po luftonte me sëmundjen.

Shabanaj një jetë të tërë ia ka kushtuar arsimit duke u shquar si profesor shumëvjeçar në Pejë.

Për disa vite, Shabanaj ishte në krye të SBASHK-ut për të mbrojtur të drejat e punëtorëve të arsimit si kryetar i kësaj organizate.

Kujtojmë se Shabanaj po luftonte me virusin korona, derisa ditë më parë u kërkua ndihmë për plazmë gjaku të atyre që e kanë kaluar koronavirusin.

Të ngjashme