Vdes prezantuesi i emisionit muzikor të radios së njohur kosovare

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur sot prezantuesi kosovar, Leonard Maloku.

Lajmin e ka bërë të ditur Paper Radio, ku punonte Maloku, teksa varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit në Prishtinë.

“Është gjithmonë e vështirë të kumtosh lajme të dhimbshme! Sot kolegu ynë i dashur, Leonard Maloku, iku në amshim.Një njeri me vlera të larta njerëzore, i cili përçonte gjithmonë energji pozitive. Fryma që Leonardi solli në Paper Radio, si një dashamirës i madh i zhanrit “Blues”, është inspiruese dhe e pakrahasueshme. Leonard, do të mbahesh mend gjatë! Së pari për mirësinë tënde, e pastaj për revolucionin që solle në radiot e Kosovës. Varrimi do të mbahet nesër, më 2 shkurt në varrezat e qytetit, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin.

Të ngjashme