Vdiq si pasojë e infektimit me Covid-19, varroset 20-vjeçarja nga Gjakova

Prishtinë | 29 Gus 2021 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Familjarë, miq dhe shumë të tjerë u mblodhën me qëllim që t’i japin lamtumirën e fundit 20 vjeçares nga Gjakova Rumejsa Hoxha, e cila humbi jetën si pasojë e infektimit me Covid-19.

Lajmin për vdekjen e saj nuk po e kapërdijnë familjarët, të cilët mes lotësh përjetuan ngjarjen që u trazoi shpirtin.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe zyrtarët e policisë së Kosovës, të cilët vështronin nëse po respektoheshim masat e qeverisë për situatën pandemike, njofton televizioni lokal, Syri Vision.

Vetëm disa ditë më parë, Rumejsa kishte humbur edhe të atin i cili ishte i diagnostifikuar me virusin që nuk po njeh moshë.

Babë e bijë e humbën betejën me këtë virus, ata tani po pushojnë të qetë në varrezat e qytetit.

Të ngjashme