Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i pari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar veprimtarin e madh të çështjes kombëtare, Hasan Prishtinën.
“Në 83 vjetorin e rënies, kujtojmë luftëtarin dhe diplomatin e madh të çështjes sonë kombëtare, Hasan Prishtinën. Me veprën e tij jetësore, ai u shndërrua në model të atdhetarisë për të gjitha gjeneratat që punuan e luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook.