Veseli: Zemrat dhe mendjet tona janë me familjen Ismaili

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen Ismaili, miqtë dhe sportdashësit, pas gjetjes së trupit të pa jetë të Floriana Ismailit.

“Zemrat dhe mendjet tona janë me familjen Ismaili, që humbi vajzën Florianën. Ngushëllime familjes, të gjithë miqve dhe sportdashësve”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Trupi i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Floriana Ismailit, u gjet sot 204 metra në thellësi të liqenit Como në Itali, ku u raportua e zhdukur të shtunën e kaluar.

Të ngjashme