Veteranëve 7 milionë më shumë, Vetëvendosja kundër

Prishtinë | 08 Kor 2016 | 08:25 | Nga

Kuvendi ka miratuar në parim rishikimin e buxhetit për këtë vit, i cili do të jetë 1 miliard e 635 milionë euro. Me rishikim të buxhetit do të ndahen 7 milionë euro më shumë për veteranët. “Vetëvendosja” kundër, pakicat e votojnë me kushte.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim rishikimin e buxhetit për këtë vit, i cili do të jetë 1 miliard e 635 milionë euro.

Me këtë rishikim të buxhetit do të ndahen 7 milionë euro më shumë për veteranët.

“Vetëvendosja” ka dhënë kritika të shumta dhe ka kundërshtuar këtë rishikim, ndërsa pakicat joserbe kanë thënë se e mbështesin rishikimin, por kërkojnë që të realizohen edhe disa projekte të rëndësishme për komunitetet që përfaqësojnë. Vërejtje kanë dhënë edhe deputetët e koalicionit qeverisës.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se me këtë rishikim të buxhetit ruhet stabiliteti i financave publike dhe financimi i qëndrueshëm i projekteve. Sipas tij, ky buxhet është plotësisht i dakorduar me Fondin Monetar Ndërkombëtar, në kuadër të programit që Qeveria e Kosovës e ka me FMN-në./zeri/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme