Veterani i UÇK-së viktima e radhës nga Covidi, vdes një javë pas babait

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, 60-vjeçari,  Naser Ferizi nga fshati Lubovec i Skenderajt. I ndjeri ishte i prekur nga Covid 19 dhe që disa ditë ishte duke u trajtuar si pasojë e këtij virusi.


Por, historia tjetër e dhimbshme e këtij rasti është se babai i tashmë të ndjerit, Hyseni 80-vjeçar ka më pak se një javë që ka vdekur si pasojë e Covid-19.

Për vdekjen e këtij personi ka ngushëlluar edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës Hysni Gucati.

“Sot paska ndërru jetë Naser Ferizi, vdekja e tij me pikëlloi shumë, ngushllime familjarëve, miqve dhe bashkluftëtarëve të Naserit, Naseri ishte një luftëtar dhe trim i pashoq gjatë luftës, pusho i qetë Naser do të kujtojmë gjithmonë ashtu siç ishe një burrë me vyrtyte të mëdha njerëzore, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”.

Të ngjashme