Vitia: Kontingjenti i dytë me vaksina arrin maksimumi në fillim të majit

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 17:42 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kontingjenti i dytë i vaksinave kundër Covid-19 pritet të vijë në Kosovë në fund të prillit ose në fillim të majit, raporton Ekonomia Online.

Vitia tha se asnjë rast i efektit anësor nuk është paraqitur tek asnjë i vaksinuar deri tani në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

“Fillimisht falënderoi mediet që po ndihmoni në këtë situatë në prezantimin e vaksinimit tek qytetarëve. Siç mund të jeni të informuar pjesa e personelit shëndetësor ka përfunduar nga sot kemi filluar me persona mbi moshën 85 vjeçare. Mora vesh që procesi është duke shkuar mirë dhe një nga lajmet e mira është për ekipin e mjekësisë urgjente që nuk ka pasur asnjë nevojë për intervenim, pasi të gjithë që janë vaksinuar s’kanë pasur efekt anësor. Vaksina është e sigurt dhe ftojë të gjithë qytetarët që janë mbi moshën 80 vjeçare të vaksinohen. Të gjithë ata që s’kanë mundur të lajmërohen të gjithë do të vaksinohen do të bëhen edhe ekipe mobile. Ky proces është një shembull sesi punëtorët shëndetësor e kanë menaxhuar. Kërkoj nga qytetarët që të vazhdojnë më respektimin e masave. Pavarësisht numrit të vaksinave këto janë masa të domosdoshme për ta ruajtur shëndetin dhe ekonominë”, tha ai.

“Kontingjenti i dytë pritet të vijë nga fundi i prillit ose fillimi i majit, kështu ka thënë Covax,  është për dozën e dytë qershori, kështu që jemi me kohë. Jemi në bisedime me të gjithë akterët”, tha tutje ai.

“Ne kemi kërkuar nga të gjithë miqtë tanë që të na ndihmojnë dhe po presim përgjigje, kurse sa i përket negocimit me Pfizer për shkak të një deklarate të konfindencialitetit që e kemi nënshkruar me këtë kompani nuk mund të japim informacione të tjera”, tha Vitia.

Lexo më shumë:

Të ngjashme