Vjosa Osmani bën thirrje të ndalet dhuna në familje, kërkon nga viktimat mos të heshtin

Prishtinë | 17 Pri 2020 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Edhe kryetarja e Kuvendi të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë thirrje për ndalimin e dhunës në familje, pas raportimeve se dhuna është rritur në kohën e izolimit për shkak të pandemisë së Coronavirusit.

Nëpërmjet një video-mesazhi Osmani ka thënë se dhuna nuk duhet të heshtet.

Ky është mesazhi i Osmanit:

Të gjithë thonë rri në shtëpi gjatë se shtëpia se aty  është e sigurt. Por fatkeqësisht jo të gjithëve shtëpia u ofron siguri. Me shpejtësinë e hapjes së pandemisë së Coronavirusit po përhapet edhe pandemia e dhunës në familje në Kosovë dhe botë. Viktimë e kësaj dhune mund të jetë nëna, motra apo shoqja jote më e mirë. Dhuna në familje nuk njeh moshë, status financiar apo nivel të arsimit.  Mund te jetë çdokund. Por dhuna mbijeton vetëm kur ne heshtim. Prandaj kjo periudhë izolimi nuk duhet kurrsesi të izolojë zërin tënd. Zëri yt mund të fuqizojë zërin e shumë të tjerëve që janë në pozitë si ti. Parandalimi u dhunës në familje fillon nga TI.  Të bashkuar kundër pandemsië dhe dhunës në familje ne mund t’i bëjmë shtëpitë tona një vend të sigurt për të gjithë.

Të ngjashme