Vrasja në Prishtine, babai njoftoi vetë Policinë: E vrava djalin!

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Një vrasje ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Isa Kastrati” në Matiqan të Prishtinës, ku një i ri është qëlluar me armë.

I dyshuar është babai i tij, Skënder Krasniqi, po ashtu afarist i njohur nga Prishtina.

Ai tashmë është dorëzuar në polici.Policia e Kosovës ka konfirmuar për Ekonomia Online se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë ne hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse.“Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes, në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti​”, shtoi ajo.

Biznesmeni Albert Krasniqi u bë lajm për mediet, pasi para disa ditësh u njoftua se është divorcuar nga ish-miss Kosova, Besa Gashi, pas vitesh martese.

Reporteri ka mësuar se babai, pasi kishte qëlluar të birin, kishte thirrur Policinë dhe i ishte drejtuar me fjalët “e vrava djalin”.

Të ngjashme