Vushtrria përkujton dëshmorët – Idrizi i quan të rënët vula e lirisë e pavarësisë

Prishtinë | 01 Sht 2022 | 18:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Ferit Idrizi në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar 1 shtatorit, Ditës së Dëshmorëve të kësaj komune, raporton Ekonomia Online.

Përveç familjarëve, në këtë akademi kanë marrë pjesë zyrtarë të pushtetit lokal, Organizatat e dala nga Lufta, dhe personalitete tjera të jetës politike e kulturore.

Në akademinë e mbajtur, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi i quajti dëshmorët si vula e Pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se nderim u kanë bërë edhe dëshmorëve të vitit 1945, e cila sipas tij dëshmon rrugën e gjatë për liri.

“Jemi mbledhur sot këtu për të shënuar ditën e dëshmorëve të luftës së UÇK-së, të cilët janë vula e lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, të cilët e lanë këtë tokë me gjakë që ne sot të jetojmë të lirë”, tha ai.

“Sot edhe dielli shëndriste më mirë kur bëmë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe gjithashtu bëmë homazje te varrezat e dëshmorëve të vitit 1945, sepse rruga e lirisë ishte e gjatë që nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Me dekada vazhdimisht kjo tokë u la me gjakun e dëshmoreve dhe martirëve dhe sot ne festojmë lirinë e Kosovës, ditën e dëshmorëve të cilët dhanë më të shtrenjtën, jetën e tyre që ne sot të festojmë të lirë. Prandaj Vushtrria si asnjëherë më parë është krenare në përkujtim të dëshmorëve”, tha Idrizi.

Të ngjashme