VV-ja me aksion simbolik kujton gratë që u vranë nga burrat, kritikon institucionet për neglizhencë

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 17:34 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me ndezjen e 59 qirinjve në shenjë përkujtimi për gratë e vrara nga burrat, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një aksion simbolik në kuadër të fushatës “16 ditë aktivizim kundër dhunës në baza gjinore , raporton Ekonomia Online.

Kjo parti e thekson ende shqetësuese dhunën dhe krimet e bëra ndaj grave, dhe diskriminim gjinor.

Fitore Pacolli- deputete e kësaj partie tha që sot janë mbledhur për të përkujtuar gratë e vrara nga burrat e tyre

“Jemi mbledhur që të përkujtojmë 59 viktima, gra të vrara nga burrat e tyre, dhe është e rëndësishme për ne që dhuna në familje të mos ekzistojë” tha Pacolli.

Në anën tjetër Liridona Kelani, aktiviste e LVV, tha se 59 grave u është mohuar e drejta e tyre, nga burrat e tyre dhe institucionet vazhdojnë të neglizhojnë dhunën që po u bëhet grave

“Institucionet e kanë neglizhuar dhunën ndaj grave, policia në anën tjetër nuk merr  parasysh thirrjet e grave, dhe as drejtësia nuk ka bërë asgjë në këtë situatë” shprehet Kelani.

Ajo tutje, tha që pa marrë parasysh dallimeve gjinore krimi duhet të dënohet!

Të ngjashme