Xhabir Zharku po vjen në Kosovë

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 15:14 | Nga

Xhabir Zharku, ish-kryetari i Kaçanikut shumë shpejt mund të vjen në Kosovë.

Së paku kështu po thotë Nasim Haradinaj, sekretar i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haradinaj ka publikuar një fotografi së bashku me Zharkun, duke thënë “po vijmë në Kosovë, po vijmë”.

“Drejtësia” e Bamias u mposht! Njeriu i duhur i kthehet vendit të vet…”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Zharku paradisa vitesh ka ikur nga Kosova, pasi ishte dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

I njëjti tash mund të kthehet pasi ka kaluar koha e parashkrimit të lëndës.

Po vijmë Kosovë po vijmë !!!"Drejtësia" e Bamias u mposht !Njeriu i duhur i kthehët vendit të vet…!!

Posted by Nasim Haradinaj on Thursday, June 7, 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme