Zeka: Shteti e shtyu drejt vetëvrasjes një të ri

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 21:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PEK’ut, Milaim Zeka, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se 26 vjeçari që u vetëvra në Qendrën e Studentëve ishte viktimë e luftës politike.

“Dyshimet e mija janë që intervenimi i Lutfi Hazirit ishte problemi që nuk u la të dilte Agoni nga karantina. Behgjet Pacolli ja pa sherrin presidentit thaci. Në rastin konkret këta kanë dashtë me godit Hazirin, duke thënë se ja që kryetari i Gjilanit po intervenon, por ja nuk e lejojmë. Duket që është hakmarrje politike”

“Agon Musliu ishte student shembullor. Kam informata se 147 persona ishin futur në Kosovë së bashku me atë. Pse disa u lanë të lirë. Shteti e shtyu drejt vetëvrasjes një të ri”, thotë ai.

‘’Ambasada ne Berlin, ka kontaktuar personin e Konzullates ne Shtutgart, Shaip Gashin, i cili sebashku me Daut Zeken, kishin shku me makinen e konzullates, nga Shtutgarti ne Kaiserslauter per ta marre Agon Musliun. Rruges per ne aeroport kemi ndaluar vetem me nje vend per te pi nje kafe, thote Dauti. Agoni nuk ka dashur te haje. -Jam merzitur shume per prinder, na thoshte Agoni’’.

Të ngjashme